Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe kabineti i saj kanë zgjedhur “strategjinë e eliminimit”, për të përballur epideminë e koronavirusit që nënkupton pikërisht një izolim total dhe testime masive të popullsisë, në mënyrë për të lokalizuar të gjithë infektuarit dhe të afërmit e tyre.
Kjo strategji, që në ditët e para shtoi së tepërmi numrin e të infektuarve në statistika, sot po jep rezultate shpresëdhënëse. Për të marrë këtë vendim, patjetër që qeveria ka pasur besimin e plotë që strukturat shëndetësore do të mbanin rritjen e kurbës të së sëmurëve.
Strategjia e eliminimit parashikon në fakt një ngritje të shpejtë të kurbës së epidemisë, por edhe një rënie të shpejtë në rast suksesi, me objektiv eliminimin total të virusit në territorin e përcaktuar, ndryshe nga strategjia e “frenimit” të virusit, ku kurba nuk arrin pikun më të lartë, por zgjat më shumë në kohë.
Një gjë do të bashkojë gjithsesi Zelandën e re me vende të tjera “perëndimore”. Pasojat ekonomike të bllokimit total parashikohen të rënda afat-shkurtra. Që do të godasin veçanërisht popullsitë autoktone maori, që mbahen më së shumti me resurse turizmi dhe tregtisë me pakicë.
Shifrat në ishull kanë mbetur nën kontroll, me 1330 raste dhe 4 viktima në total. Prej ditësh, nuk raportohen më raste të rënda, dhe asnjë të vdekur.