Vendosni fjalën kyçe....

Europa kontinenti më i goditur nga Covid-19, kapërcen 75.000 viktima


Numri i viktimave të shkakktuara nga Covid-19 në Evropë u rrit mbi 75,000 të dielën, sipas një raporti të kryer nga agjensia e lajmeve AFP. Aktualisht Europa është kontinenti më i goditur nga pandemia.

Më shumë se 80 përqind e vdekjeve kanë ndodhur në vetëm katër vende – Itali, Spanjë, Francë dhe Britaninë e Madhe sipas statistikave të përpiluara nga burime zyrtare.

Numri i personave të infektuar nga virusi është akoma duke u ngjitur në 1 milion, me numrin e rasteve të konfirmuara deri tani në 909.673.

Italia mbetet vendi më i prekur në Evropë, me 19.468 vdekje, e ndjekur nga Spanja me 16.972, Franca me 13.832 dhe Britania e Madhe me 9.875.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *