Një nga hidrovcentralet në Shqipëri ka njërën nga dy digat e betonit më të larta në Europë. Bëhet fjalë për hidrocentralin e Moglicës, të ndërtuar në kaskadën e lumit Devoll.
Ish-kryeministri Berisha shkruan se punimet për këtë vepër hidroenergjitike kanë nisur në pranverën e vitit 2013, duke ironizuar pasardhën e tij, Rama, për deklaratën e bërë një ditë pas nisjes së punimeve.
Berisha shkruan gjithashtu se sot ky hidrocentral ka bërë provën e suksesshme të portave të liqenit.
“Sot një ditë e veçantë në historikun e ëenergjitikës shqiptare. Hidrocentrali i Moglicës, i cili ka njërën nga dy digat e betonit më të larta të Europes, hapi për herë të parë në një provë të suksesshme portat e liqenit të tij!
Miq, kaskada e Devollit shënon investimin më të madh në energjitikën e vendit në 30 vitet e fundit!
Punimet për këtë kaskadë nga kompania norvegjeze Statkraft filluan në pranverën e vitit 2013. Të nesërmen e inaugurimit të punimeve, Edvin Kristaq Mashtrimi, u deklaroi qytetarëve të Gramshit se Berisha inuaguroi genjështrën e radhës. Por sot hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës janë një realitet me vlerë tejet të rëndësishme për energjitikën dhe ekonominë e Shqipërisë.
Një mirënjohje për të gjithë ata vendas dhe të huaj që ideuan, projektuan, financuan dhe ndërtuan këtë kryevepër të re të energjitikës në Shqipëri.sb” – shkruan Berisha në Facebook.