Në vitin 2018, hoteli 356 metra i lartë në Dubai, u bë hoteli më i lartë. Por ‘mbretërimi’ i Gjevorës do të ishte jetëshkurtër.
Kulla 75-katëshe do të eklipsohej nga një qiellgërvishtës i hollë xhami në ndërtim e sipër.
Hoteli Ciel do të arrijë 360.4 metra pas përfundimit, ka konfirmuar ndërtuesi i sak e do ketë 1,042 dhoma dhe suita të ndara në 82 kate.
Një kuvertë vëzhgimi xhami do të ofrojë pamje 360 gradë të qytetit. Vizitorët gjithashtu mund të shohin pamjen e mrekullueshme poshtë këmbëve të tyre nga një pishinë dhe restorantet në çati.