Vendosni fjalën kyçe....

I riu thyen karantinën e humb jetën teksa i ikte policisë, protesta të dhunshme në Bruksel


Administratori i një lagjeje të Brukselit ka bërë thirrje për qetësi dhe premtoi një hetim të plotë pasi një adoleshent vdiq ndërsa i ikte policisë duke shkelur urdhrin e karantinës.

Aksidenti shkaktoi trazira që çuan në dhjetëra arrestime.

Anderlecht, një lagje e Brukselit, u përball me kaos pas vdekjes së një 19-vjeçari.

I riu, i cili ishte duke drejtuar një motor skuter, thuhet se u përplas me një furgon policie ndërsa përpiqej të shmangte oficerët që patrullonin në rrugë për shkelësit e mundshëm të karantinës në kryeqyteti belg.

Të rinjtë të zemëruar përdorën gurë për të thyer xhamat e stacionit të policisë dhe u vunë zjarrin disa mjeteve.

Trazirat kanë çuar në arrestimin e 57 personave deri tani. Zyrtari i qytetit tha në një mesazh të postuar në Facebook se ai vizitoi familjen e viktimës dhe do të sigurojë një hetim të pavarur për incidentin tragjik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *