Vendosni fjalën kyçe....

Irani vendi më i goditur nga Covid-19 në Azi, 4474 viktima


Me 117 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri, numri i vdekjeve në Iran u rrit në 4.474, tha një zyrtar shëndetësor të dielën.

Kianoush Jahanpour, një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, tha për një transmetim të drejtpërdrejtë të televizionit shtetëror se 1,657 njerëz të tjerë testuan pozitivë për COVID-19 në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e përgjithëm të të prekurve në 71,686.

Jahanpour tha se 43.894 njerëz janë rikuperuar deri më tani dhe janë larguar nga spitalet, ndërsa 3.930 pacientë janë në gjendje kritike.

Që nga shfaqja në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 185 vende dhe rajone.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *