Italia ka regjistruar numrin më të vogël të viktimave në 24 orë që prej 18 marsit.
Në raportin e përditësuar të Mbrojtjes Civile thuhet se që prej ditës së djeshme kanë ndërruar jetë lidhur me Covid-19 431 persona duke eçuar numrin e përgjithëm të viktimave 19.899.
Për sa u përket të prekurve, vendi fqinj regjistron 4092 të prekur duke e çuar numrin e përgjithëm të të infektuarve në 156.363 persona.
Gjithashtu janë shëruar në 24 orët e fundit 1677 persona me 34211 persona që janë shëruar prej virusit.