Vendosni fjalën kyçe....

Kanosi policin, Orges Bilbilit i caktohet masa arrest me burg në spital


Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Orges Bilbilin, i cili kanosi një polic para dy ditësh në kryeqytet.

Masa e sigurisë ndaj Bilbilit u dha nga prokurori Petrit Hysi, kurse gjyqtar i çështjes ishte Kujtim Vranici.

Bilbili akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Masa e sigurisë ndaj Bilbilit u dha tek Spitali i Traumës, ku ai ndodhet i shtruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *