Vendosni fjalën kyçe....

Kaos e dyndje pas urdhrit për karantinën, dorëhiqet ministri i Brendshëm i Turqisë


Ministri i Brendshëm i Turqisë, Sulejman Soylu, njoftoi dorëheqjen lidhur me kaosin e shkaktuar pas vendosjes së kufizimeve të fundjavës lidhur me Covid-19.

“Në një proces të kryer me zell dhe përpikmëri, përgjegjësia për të gjithë zbatimin e shtetrrethimit të fundjavës për të frenuar pandeminë bie mbi mua në çdo aspekt,” shkroi Soylu në Twitter.

Soylu, i cili ka mbajtur postin që nga gushti 2016, tha se skenat që ndodhën pikërisht pas deklarimit të shtetrrethimit të premten në mbrëmje nuk pasqyrojnë zbatimin e asaj që ishte pritur.

Turqia njoftoi një shterrethim dy-ditor në fundjavë për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri. Megjithatë pas publikimit të planit, turma të mëdha njerëzish u dyndën në dyqane për të blerë produkte në orët e fundit para hyrjes në fuqi të shtetrrethimit.

Soylu tha se përgjegjësia për dyndjen e njerëzve në rrugë e dyqane ishte e tij. Mësohet se presidenti Erdogan nuk e ka pranuar dorëheqjen e ministrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *