Vendosni fjalën kyçe....

Mes pandemisë India e Pakistani gjejnë kohën për t’u përplasur ushtarakisht


Teksa mbarë bota po lufton pandeminë Covid-19 që ka shkaktuar më shumë se 111 mijë viktima, India e Pakistani kanë gjetur kohën për t’u përplasur ushtarakisht në Linjën e Kontrollit në Kashmir.

Trupat indiane e pakistaneze shkëmbyen të shtëna me artileri në linjën e kufirit duke shkaktuar tre vikima mes civilëve, shkruan Associated Press.

Agjensia citoi Shri Ram Ambarkar, një oficer të policisë indiane, i cili tha se tre civilë, përfshirë një grua dhe një fëmijë, u vranë kur predha të gjuajtura nga ushtria pakistaneze goditi shtëpitë në zonën Kupwara të Kashmir të kontrolluar nga indianët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *