Vendosni fjalën kyçe....

Në rast dështimi të pistës Ragnick, Milani studion emra të tjerë për stolin


Covid-19 ka gjunjëzuar të gjithë botën por kjo pandemi nuk pengon klubet të vijojnë punën për të projektuar të ardhmen. Milan kërkon me çdo kusht të ndryshoj trendin e sezoneve të fundit dhe të rikthehen bindshëm në Serie A dhe Europë, gjithçka sipas stafit drejtues nis nga pankina, një enigmë që akoma nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare.

Në garë, emri më i favorizuar, mbetet Ralf Rangnick, ndërsa nuk përjashtohet as emri i trajnerit aktual, Stefano Pioli por e ardhmja e këtij të fundit lidhet ngushte më atë që do të arrij Milan në fund të këtij sezoni.

Nga Spanja del në pah një emër i ri, ai i Unai Emery. Sipas të përditshmes sportive AS, drejtuesit e klubit kuqezi kanë nisur kontaktet me Emery për të kuptuar nëse tekniku spanjoll është i disponueshëm për të marrë drejtimin e “djallit”. Emery, aktualisht është i papunë teksa u shkarkua nga stoli i Arsenal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *