Sulmuesi i PSG-së, braziliani Nejmar, është takuar në fund të janarit me njerkun e tij që është 6 vjet më i vogël se ai.
E ëma e yllit brazilian, Nadine Goncalves, 52 vjeç, ka publikuar një foto të bashkëshortit të saj 30 vjet më të vogël në rrjetet sociale duke marrë komente të përziera nga ndjekësit.
Tiago Ramos, 22 vjeç, duket se ka takuar Neymar për herë të parë në janar, pasi i kishte dërguar sulmuesit një mesazh më shumë se tre vjet më parë duke i thënë atij për dëshirën e tij për të “qenë vëllai i tij e për të luajtur së bashku”.