Nga nesër qeveria ka vendosur që të zgjatet fasha e orarit për liri dalje e qytetarëve për të kryer pazar dhe blerë ilaçe duke u shtyrë deri në orën 17:30 si edhe kohës së lejes daljes në 90 minuta.
Për pasojë edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vendosur zgjatjen e orarit të punës së sportelet e pagesave të faturave.
“Zgjatet orari i shërbimit
Furnizuesi i Shërbimit Universal njofton se qendrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arka do të ofrojnë shërbim prej ditës së Hënë në orarin 06:00 – 17:30”- thuhet në njoftimin e OSHEE-së.