Vendosni fjalën kyçe....

Një nga çiftet më jetëgjatë të Hollivudit, Pierce Brosnan dhe gruaja e tij festojnë 26-vjetorin e martesës


Ata janë një ndër çiftet më jetëgjatë në Hollivudit. Është fjala për aktorin Pierce Brosnan dhe gruan e tij Keely Shaye Smith, të cilët kanë festuar 26-vjetorin e martesës.

 “Engjëlli i im i dashur, Keely, faleminderit që ke sjellë kaq shumë dashuri dhe bukuri në jetën time, ku për 26 vite solle kaq shumë gëzim tek unë…Gëzuar përvjetorin, sykafta ime”, ka shkruar Pierce në dedikimin e tij për gruan në Instagram.

Ai ka shpërndarë disa foto nga e kaluara ku ata kanë pasur momente të veçanta.

Romanca e tyre filloi para se Pierce të bënte debutimin e tij në filmin e James Bond-it të vitit 1995.

Çifti u takua për herë të parë në një plazh në Meksikë në vitin 1994 dhe u martuan në vitin 2001.

 “Ende e festojmë ditën që ne u takuam…në plazhin e  Meksikës. Gëzuar përvjetorin e 26-të, dashuri”, ka qenë dedikimi i Keely, e cila është gazetare.

Dyshja kanë dy fëmijë së bashku, Dylan dhe Paris. Brosnan ka edhe tre fëmijë me gruan e tij të parë, Cassandra Harris, e cila ndërroi jetë nga kanceri i vezoreve në vitin 1991.

Në fakt Brosnan ka vetëm një fëmijë biologjik me gruan e parë, djalin Sean. Por Cassandra kishte dy fëmijë të tjerë nga martesa e parë, të cilët aktori i adoptoi, pas vdekjes së babait të tyre biologjik, Dermot Harris.

Një prej fëmijëve të adoptuar, vajza Charlota fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga e njëjta sëmundje që i mori jetën nënës së saj Cassandra. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *