Pas katër ditësh bisedimesh maratonë, prodhuesit kryesorë globale të naftës më në fund kanë nënshkruar një marrëveshje për të zvogëluar prodhimin e naftës me 9.7 milionë fuçi në ditë, në një përpjekje për të nxitur tregun e energjisë mes pandemisë Covid-19.
Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe shteteve të tjera prodhuese të naftës jashtë kartelit, të njohur si OPEC +, arritën marrëveshjen për të ulur prodhimin e tyre për periudhën maj e qershor, njoftoi në Twitter, Ministri kuvajtian i Naftës, Khaled Al-Fadhel.
Shkurtimet do të mbrojnë prodhuesit e naftës nga rënia e çmimeve për shka të rënies së kërkesës në mes të pandemisë së koronavirusit.