Vendosni fjalën kyçe....

Rrihen keqazi policët në Indi, u kërkuan lejekalimet banorëve


Bllokimi për shkak të Covid-19 në shtetin e Punjabit, Indi, u kushtoi shumë policëve pasi një patrullë u sulmua dhe plagos rëndë nga vendasit e armatosur, të cilët kundërshtuan kërkesën e policëve për të treguar lejekalimet.

Përplasja ndodhi në një treg perimesh në Patiala, një qytet në Punjab lindor, pasi një grup i Nihangs, anëtarë të komunitetit Sikh, të armatosur me armë tradicionale u përpoqën të hynin në një lokal, por u ndaluan në hyrje nga stafi që u kërkoi atyre lejekalimet.

Përleshja tërhoqi vëmendjen e oficerëve të policisë që ishin afër, por ndërhyrja e tyre shkoi shumë keq pasi policia u kërkoi atyre lejekalimet.

Burrat nxorën armët e tyre dhe sulmuan policinë, duke prerë dorën e një oficeri dhe duke plagosur disa të tjerë. Agresorët arritën të shpëtojnë, por u ndoqën dhe u kapën pak më vonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *