Vendosni fjalën kyçe....

Rriten shifrat nga koronavirusi në Francë dhe Spanjë


Franca ka raportuar në 24 orët e fundit 643 viktima të reja nga koronavirusi, numër ky në rënie, në krahasim me disa ditë më parë.

Numri i vdekjeve nga Covid-19, sidoqoftë mbetet i lartë, por është më i ulët sesa disa ditë më parë. Autoritetet shëndetësore franceze thanë në një deklaratë se 345 njerëz kishin vdekur në spitale dhe 290 në azile, raporton AFP.

Zyrtari i lartë francez i Shëndetësisë Jerome Solomon iu tha gazetarëve se duket se piku i vdekjeve nga koronavirusi ka kaluar, duke shtuar se gjithsesi numri i viktimave është i lartë. Franca ka zbatuar rregulla të forta të mbylljes së njerëzve në shtëpi që nga data 17 mars, për shkak të koronavirusit, duke lejuar personat të dalin nga shtëpitë vetëm me anë të një nënshkrimi.

Për të tretën ditë radhazi numri i viktimave nga virusi ishte në rënie, duke qenë një lajm i mirë për francezët. Franca deri tani ka 13 832 viktima nga Covid-19, kurse raste të regjistruara si të infektuar me koronavirus janë 129 654.

Në 24 orët e fundit në Spanjë janë regjistruar 619 të vdekur nga koronavirusi. Siç e shohim kemi një rritje të shifrave 109 më shumë krahasuar me një ditë më parë ku numri i të vdekurve ishte 510.

Numri total i personave që kanë humbur jetën në Spanjë është 16 972 ndërsa të infektuarit janë 166 019.

Po ashtu nga të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë kemi një rritje edhe të të infektuarve më COVID-19, 5 167 më shumë se të dhënat e ditës së shtunë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *