Numri i personelit shëndetësor të cilët kanë fituar luftën me COVID-19 ka shkuar në 32. Ditën e sotme janë shtuar 2 mjekë në Tiranë të cilët kanë arritur të rikuperohen ndaj virusit.
Numri total i pacientëve dhe stafit mjekësor që ia kanë dalë të mposhtin virusin në vendin tonë ka shkuar në 217 gati sa gjysma e personave të infektuar në total.
Lajmin për shërimin e dy mjekëve e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Shërimi i plotë edhe i 2️mjekëve në Tiranë të prekur nga COVID19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetë
Shkon në 3️2️ numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19
Deri tani janë 2️⃣1️⃣7️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19”-shkruan Ministrja.