Kontinenti europian është më i prekurit nga pandemia Covid-19 me numrin më të madh të të prekurve e viktimave. Italia, Spanja, Franca e Britania mbajnë pjesën dërrmuese të viktimave në kontinent.
Ballkani është shumë më i përmbajtur për sa u përket të prekurve e viktimave. Vendi me më shumë viktima është Rumania e pasuar nga Greqa e Serbia.
Të bie në sy që Mali i Zi e Kosova që janë ndër vendet me më pak viktima lidhur me koronavirusin e ri. Për më shumë ndiqni të dhënat e mëposhtme.
Rumania 6300 të prekur – 306 viktima
Bullgaria 675 të prekur – 29 viktima
Serbia 3630 të prekur – 80 viktima
Greqia 2114 të prekur – 98 viktima
Maqedonia e Veriut 828 të prekur – 34 viktima
Shqipëria 446 të prekur – 23 viktima
Mali i Zi 267 të prekur – 3 viktima
Kroacia 1600 të prekur – 23 viktima
Sllovenia 1205 të prekur – 53 viktima
Kosova 283 të prekur – 7 viktima