Vendosni fjalën kyçe....

Thyen orarin e izolimit për të luajtur futboll, gjobiten 10 persona në Vlorë, mes tyre pezullohet edhe shefi i qarkullimit


Policia e Vlorës ka gjobitur 10 persona pasi thyen orarin e izolimit për të luajtur futboll.

Përveç masës administrative të 10 personave u duhet të karantinohen për 10 ditë nën mbikëqyrjen e policisë.

Njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll ishte edhe Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë i cili u pezullua nga detyra.

“Thyen orarin e karantinës duke luajtur futboll në një fushë futbolli në pyllin e Sodës, Vlorë, ndëshkohen me masë administrative 10 persona.

Karantinohen për 14 ditë, të 10 personat që u kapën duke luajtur futboll, të cilët do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll.

Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *