Vendosni fjalën kyçe....

“Virusi qarkullon në Kaliforni që prej dhjetorit” – Zyrtari amerikan


Megjithëse California regjistroi rastin e parë të koronavirusit në fund të janarit, një mjek dhe drejtues i qeverisë thotë se virusi ka të ngjarë të ketë qarkulluar lirisht në shtet muaj para se dikush ta merrte vesh.

Dr. Jeff Smith, një mjek dhe oficer ekzekutiv në qeverinë e Qarkut Santa Clara, i tha ‘Los Angeles Times’ se koronavirusi Covid-19 mund të kishte qenë i pranishëm në zonë shumë para se zyrtarët ta merrnin vesh në fund të janarit.

Bazuar në të dhënat e agjencive lokale dhe federale, Smith i tha gazetës që koronavirusi ishte aktiv shumë kohë përpara, ndoshta që në muajin dhjetor.

Ndërsa coronavirus Covid-19 filloi të dalë zyrtarisht nga Kina në janar, autoritetet në mbarë botën gjurmuan lëvizjet e të infektuarve në një përpjekje për të hartuar përhapjen e asaj që më vonë do të bëhej një pandemi globale.

Rasti i parë i Kalifornisë, një burrë në të 50-at e tij, u zbulua se kishte udhëtuar nga Wuhan, Kinë e pas ardhjes që andej u shtrua në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *