Tenori italian Andrea Bocelli ka mbajtur një koncert live në katedralen boshe të Milanos të dielën e Pashkëve, me një mesazh shprese për të gjithë ata që po festojnë të mbyllur për shkak të pandemisë.
“Falë muzikës së transmetuar live, duke mbledhur miliona duartrokitje kudo në botë, ne përqafuam zemrën pulsuese të Tokës së plagosur”, tha Bocelli në një deklaratë.
Bocelli ishte i veshur me një kostum të zi të shoqëruar me një fjongo. Tenori shoqërohej vetëm instrumentisti, Emanuele Vianelli.
Koncerti i 61-vjeçarit mbahet nën moton “Muzikë për Shpresë”, si pjesë e një fushate për mbledhjen e fondeve nga një fondacion në emrin e Bocellit, për të ndihmuar spitalet të blejnë pajisjet e nevojshme për të mbrojtur stafin e tyre. Për shkak të masave të marra nga koronavirusi, Bocelli nuk kishte publik në sallë por koncerti u transmetua live në kanalin e tij në YouTube.
Milano është kryeqyteti i Lombardisë, i cili është dhe rajoni më i prekur nga shpërthimi i koronavirusit. Vetëm në Lombardi ka pasur gati 60,000 raste, e 10,000 vdekje.