Ish-ylli i futbollit, Didier Drogba, ka ofruar spitalin e tij në vendlindje, Bregun e Fildishtë, si një qendër trajtimi për pacientët me koronavirusin e ri, njoftoi shtypi lokal gjatë fundjavës.
Spitali, i vendosur në kryeqytetin Abidjan, mban emrin e futbollistit të Bregut të Fildishtë, Laurent Pokou, i cili vdiq në vitin 2016.
Kreu i këshillit rajonal të Abidjan, Vincent Toh Bi Irie, falënderoi Drogba për veprimin dhe tha se spitali do të jetë shumë i dobishëm në luftën kundër virusit pasi të jetë funksional.
Qeveria kohët e fundit njoftoi se 13 spitale në Abidjan dhe 45 në mbarë vendin do përdoren si qendra për trajtimin e Covid-19.
Që nga 11 marsi, kur u raportua rasti i parë i koronavirusit në vend, 574 njerëz janë diagnostikuar me virusin, 85 prej të cilave janë shëruar, ndërsa 5 kanë vdekur.