Vendosni fjalën kyçe....

“Disa vende duhet të zgjedhin mes vdekjes nga Covid-19 apo uria” – Pakistani thirrje për ndihmë


Pakistani është një nga shumë vendet e botës që po përballen me pandeminë Covid-19, por tashmë po has vështirësi për të ushqyer njerëzit.

Me një popullsi prej 220 milionë banorësh dhe një ekonomi të dobët, kryeministri i vendit tha se është në dilemë mes humbjes së jetëve për shkak të koronavirusit apo urisë.

Ai bëri thirrje për një fond global ndihme, thirrje drejtuar institucioneve financiare botërore e OKB-së.

Khan tha se vendet e zhvilluara kanë më shumë mundësi që të hedhin shuma të mëdha parash si ndihmë për qytetarët e tyre ndërsa vendet në zhvillim e kanë shumë të kufizuar këtë mundësi.

“Ndërsa në botën e zhvilluar dilema kryesore është që të përmbajë koronavirusin me anë të kufizimeve dhe më pas të merret me ndikimin ekonomik, në botën në zhvillim, përveç përmbajtjes së virusit dhe të rimëkëmbjes së ekonomisë, shqetësimi më i madh tani është njerëzit që vdesin nga uria.” – tha Khan në një deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *