Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan nuk e pranon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka refuzuar të pranojë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, shkruan Anadolu Agency.

“Soylu dërgoi dorëheqjen e tij te presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti ynë i tha atij që ai nuk e gjeti kërkesën e përshtatshme”– tha Drejtoria e Komunikimit e Turqisë në një deklaratë.

“Dorëheqja e Ministrit tonë të Brendshëm nuk është pranuar. Ai do të vazhdojë në detyrat e tij”- vijon deklarata.

Të dielën vonë, ministri i Brendshëm Suleyman Soylu dha dorëheqjen për shkak të incidenteve që ndodhën përpara shtetrrethimit të fundjavës.

Me një postim në Twitter, ai tha: “Në një proces të kryer me kujdes dhe përpikëri, përgjegjësia për gjithë zbatimin e orës policore gjatë fundjavës për të frenuar pandeminë në çdo aspekt bie mbi mua”.

Zbatimi i orës policore hyri në fuqi të premten në mesnatë për 48 orë në 31 provinca. Por pas këtij njoftimi, turmat u mblodhën në shumë dyqane dhe furra buke për t’u furnizuar me ushqime dhe produkte të tjera higjienike të minutës së fundit duke mos zbatuar rregullat e distancimit social.

Të dielën Turqia raportoi 97 vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar numrin në total të viktimabe në 1,198. Vendi ka afro 57,000 raste të konfirmuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *