Fundi i epidemisë Covid-19 ka nisur, ka thënë mjeku Pëllumb Pipero.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me News24, Pipero theksoi se qytetarët duhet të vijojnë të respektojnë vendimet e qeverisë si e vetmja mundësi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Mjeku ta gjithashtu se gjysma e majit pritet të sjellë më shumë lehtësim për qytetarët.
“Fundi i kësja epidemie ka filluar, në këtë pikë është e domosdoshme njohja dhe monitorimi i situatës, që qytetatarët të respektojnë vendimet e qeverisë. Ju them të gjithëve sa kohë nuk kemi mjekim të certifikuar dhe një vaksinë, e vetmja mundësi për të shmangur rastet, për të ulur kurbën për të mos përmbytur kapacitetet shëndetësore është respektimi i masave të qeverisë. Është esenciale të durojmë edhe pak. Gjysma e majit na gjen shumë më të çliruar se gjysma e prillit.” – tha Pipero.