Vendosni fjalën kyçe....

Hapen nesër pikat e kolaudimit të makinave, masat që duhet të merrni paraprakisht


Rihapen nesër qendrat e kontrollit të makinave, sportelet për taksat e rinovimin e patentave. Ja makinat që mund të kryejnë kolaudimin

Pas një muaji pezullim për shkak të pandemisë nesër rifillon puna në qendrat e kontrollit teknik për kolaudimin e makinave.

Sipas kompanisë SGS fillimisht me rihapjen e punës, shërbimi do t’u ofrohet makinave që transportojnë dhe furnizojnë dyqanet me ushqime.

Sipas njoftimit të kompanisë këto automjete nuk pranohen në qendrat e kontrollit teknik nëse nuk kanë paguar taksat vjetore.

Para se të përfitojnë shërbimin pronarët e makinave duhet të kryejnë rezervimin, si dhe të jenë të pajisur në qendrat e kontrollit me maska, doreza dhe dizifektantë.

“Ju njoftojmë qendrat e kontrollit teknik do të fillojnë punë nga data 14.04.2020, kryesisht për mjetet e transportit dhe shpërndarjes së mallrave e furnizimeve.

Me qëllim zbatimin e kufizimeve të vendosura nga autoritetet shëndetsore, për çdo mjet duhet të rezervohet kontrolli në qendrën që i përket zonës së tij të regjistrimit, ku kërkohet të plotësohet detyrimisht në fushën e emrit ose mbiemrit edhe numri serial i pullës së taksës vjetore të paguar (përbëhet nga 2 shkronja e 6 shifra). Mungesa ose pasaktësia e këtij informacioni dhe rezervimi në qendër kontrolli jo të zonës së regjistrimit janë arsye për anullimin e menjëhershëm të rezervimit nga ana jonë.

Mjetet të sillen në parking jo më herët se 15 minuta para orarit të rezervuar. Drejtuesit e mjeteve të paraqiten me maskë fytyre e doreza dhe të kenë në kabinë solucion dizinfektant për sipërfaqet e brendshme të kabinës. Xhamat anësore të lihen gjysëm ose plotësisht të ulur.

Kompania kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të respektojnë gjatë gjithë kohës masat e vendosura në qendrën e kontrollit dhe këshillat e autoriteteve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *