Huawei ka argumentuar që përfundimi i rolit të saj në zhvillimin e rrjetit 5G në Britaninë e Madhe do të ishte një shqetësim për vendin.
Në një letër drejtuar qeverisë britanike, shefi i Huawei në Britani, Victor Zhang, vuri në dukje se përdorimi i internetit në shtëpi është rritur me 50 përqind pasi pandemia Covid-19 arriti në Evropë, një rritje që ka shtuar presion të madh ndaj sistemeve ekzistuese telekomunikuese.
Ai argumentoi se zhvillimi i rrjetit me shpejtësi të lartë do të ndihmonte tej mase në normalizimin e situatës.
Megjithëse shqetësimet për sigurinë kanë qenë motivuesi kryesor në mesin e ligjvënësve britanikë që kundërshtojnë Huawei-n, rrjeti 5G i ri i vendit është bërë kohët e fundit shënjestra e teorive të konspiracionit në lidhje me epideminë e koronavirusit.
Thashethemet e pabaza që lidhin rrjetin 5G me përhapjen e sëmundjes Covid-19 janë përhapur në internet, duke detyruar drejtorin mjekësor kombëtar të NHS-së në Angli, Profesor Stephen Powis, ta denoncojë ata si lajmin më të keq fals dhe idiotësi të madhe.