Kina ka raportuar numrin më të madh të rasteve të reja ditore të koronavirusit në gati gjashtë javë.
Siç shkruan Reuters, të dielën u raportuan gjithsej 108 raste të reja të koronavirusit, nga 99 që ishin regjistruar ditë një ditë më parë. Ky është dhe numri më i lartë i regjistruar për javë me radhë, që nga 5 marsi kur u raportuan 145 raste.
Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në territorin e Kinës tani shkon në 82.160, ndërsa numri i vdekjeve është 3.341.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha të hënën se 98 nga rastet e reja ishin raste të importuara nga vende të tjera.
Megjithëse numri i infeksioneve të përditshme ka rënë ndjeshëm që nga kulmi i epidemisë në shkurt, Pekini është i shqetësuar se personat e infektuar që hyjnë në vend mund të shkaktojnë një valë të dytë dhe ta kthejnë vendin përsëri në një gjendje paralize.