Ditën e sotme strukturat shtetërore kanë zhvilluar një mbledhje në Shkodër për të adresuar shqetësimin për rritjen e numrit të të infektuarve në Shkodër.
Nga mbledhja u vendos që të mbyllet tregu në Rrillë si edhe të merren masa për tregun tjetër në Markatën e Rusit.
Gjithashtu u caktua si karantinë e konvikti i Universitetit Luigj Gurakuqi për të gjithë shtetasit e ardhur nga jashtë.
Njoftimi:
Gjatë ditës sotme është organizuar takimi i radhës i KMC, nga i Deleguari i KNEC, z. Besfort Lamallari, zv.Minister i Brendshem, takim ne te cilin moren pjese Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA, z.Bardhyl Kollçaku, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit , Z. Ardi Veliu, Dr. Policise Vendore Shkoder, z. Niko Brahimaj dhe Kryetarja e Bashkise Shkoder zj. Voltana Ademi.
Ne kete takim u analizua situata e funksionimit te tregjeve ne bashkine Shkoder, dhe ne perfundim te takimit me propozim te kr. Bashkise Shkoder u mor vendim qe duke filluar qe neser me dt.14.04.2020 te mbyllet per nje periudhe 2 javore tregu ne Zdrale dhe te merren masa shternguese shtese per displinimin e tregut ne Merkaten e Rusit.
Nderkohe u organizua edhe nje takim tjeter me perfaqesues te NJVKSh, Rajonale te 5 bashkive dhe me pjesmarrjen e Zj.Silva Bino, Drejtoresha e Pergjithshme e Epidemiologjike e Shqiperise. Ne kete takim u diskutua ne lidhje me masat shtrenguese dhe bashkepunimin e punes se NjVKSh me strukturat e policise per ndjkejen e vetkarantinuarve te izoluarve dhe per ndalimin e qarkullimit te izoluarve dhe masat shtrenguese qe do te merren nese konstatohen dalje ne publik te personave te shpallur pozitiv. Njekohesisht u kerkua bashkepunim i ngushte me strukturat e DVP, per te ushtruar me force kompetencat per ndalimin e qarkullimit, dhe eleminimin e grumbullimeve dhe mbeshtetjen e strukturave perkatese per kontaktimin e personave te deklaruar pozitiv prane shtepive te tyre.
U vendos gjithashtu venia ne gadishmeri e konviktit te univeristeti Luigj Gurakuqi ne dispozicion te te ardhurve nga jashte shtetit, per akomodimin e tyre ne keto ambiente te cilet do te pershtaten brenda dt.14 Prill.2020.
Situata epidemiologjike ne shkoder, sipas informacionit te NJVKSh, sot u kthye pergjigja e 27 mostrave te derguara dije prej te cilave rezultuan 13 pozitiv, duke e quar ne 70 numrin e te infektuarve ne bashkine Shkoder. U moren masa per izolimin e tyre dhe te gjithe rrethit familjar dhe shoqeror te tyre, duke bashkepunuar me strukturat e policise per kontaktimin dhe mbikqyrjen e tyre.
Vijon monitorimi i situates nga KMC nen drejtimin e Zv.Ministrit te Brendeshem, Z. Besfort Lamallari.