Vendosni fjalën kyçe....

Mes tyre dy fëmijë, ku janë 21 rastet e reja me koronavirus në Shqipëri (HARTA)


21 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 467 raste numrin në total të të infektuarve në vend.

Mes rasteve të reja bën pjesë dhe një punonjës i personelit mjekësor dhe 2 fëmijë.

Siç shihet edhe në hartën e ilustruar më poshtë, rastet e reja janë në Tiranë (6 raste), Shkodër (13), Durrës (1) dhe Has (1 rast).

Nëse ditët e shkuara kishim një ulje të numrit të rasteve ditore, duket se kurba e pandemisë sot pëson një rritje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19.

Që nga fillimi i marsit kur u identifikuan dy rastet e para me koronavirus deri më sot, janë kryer gjithsej 4070 testime, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga këta, betejën me koronavirusin e kanë humbur deri tani 23 qytetarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *