Ka humbur jetën nga koronavirusi, Stanley Chera, një nga njerëzit më të shquar sa u takon pasurive të patundshme në New York City, si dhe donatori republikan që themeloi Acoën Acoënitions.
Vdekja e tij u raportua nga The Real Deal , e cila mbulon industrinë e pasurive të patundshme në New York.
70-vjeçari njihej në mbarë opinionin publik për miqësinë e tij të ngushtë me presidentin Donald Trump.
Siç shkruan CNN, përgjatë viteve 2016-2019, Chera dhuroi një total prej 402.800 dollarë për Donald J. Trump, për President Inc dhe Trump Victory, organizata të dedikuara për të mbështetur presidencën e Trump, sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve.
Po ashtu, organizata e tij ka lidhur një marrëveshje në vitin 2008 me firmën e dhëndrit të tanishëm të Trump-it, Jared Kushner.
Në Paradën e Ditës së Veteranit në New York City, nëntorin e shkuar, Chera foli për presidentin Trump duke e quajtur “mikun tim të dashur”.
Ndërsa ky i fundit në një tubim të vitit 2019 në Grand Rapids, Michigan, e ka përshkruar atë si “një nga ndërtuesit më të mëdhenj dhe njerëzit e pasurive të patundshme në botë”.
“Dhe ai është një djalë i shkëlqyeshëm dhe ai ka qenë me mua që në fillim” – do të shprehej Trump.
New York Post raportoi për shtrimin në spital të Chera-s pas infektimit me koronavirus më 24 mars.
Muajin e kaluar, Trump pati deklaruar se një mik i tij po luftonte me “ligësinë” e koronavirusit dhe po binte në gjendje kome.
Tani besohet se Chera ishte miku për të cilin Trump e kishte fjalën.