Ka ndërruar jetë aktorja franceze Patricia Millardet e cila për shqiptarët ëshë e njohur me rolin e Silvia Contit në filmin “Oktapodi”.
Lajmi për ndarjen nga jeta është raportuar nga mediat italiane ku përmendin si shkak një sulm në zemër gjatë kohës që qëndronte e shtruar në një spital në Romë.
E lindur në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e New Aquitaine, Patrica Millardet mbushi 63 vjeç në 24 Mars.
Roli i magjistrates kurajoze dhe të pakorruptueshme të Silvia Contit në filmin “Oktapodi”, e kishte bërë atë shumë të njohur për publikun e gjerë.
Një rol që i kishte dhënë asaj popullaritet të madh.