Nju Jorku shënon një tjetër ditë tragjike këtë të hënë si pasojë e koronavirusit.
Guvernatori Andrew Cuomo në një konferencë raportoi për 671 viktima të reja në 24 orë duke e çuar numrin total në 10,056.
Ai shprehet se statistikat në 24 orë janë në trend rënie por në përgjithësi numri i tyre është sërish i lartë.
Nju Jorku është shteti më i prekur nga COVID-19 në të gjithë ShBA-në.
Numri i viktimave është 22,151 ku më shumë se gjysma janë të regjistruar në Nju Jork.
Ndërkohë numri i të infektuarve është 562,506.