Vendosni fjalën kyçe....

Numrat e Covid-19 në Ballkan, të prekurit e viktima sipas vendeve


Rumania është vendi më i prekur në Ballkan nga Covid-19 duke qenë se deri sot numëron 318 viktima.

Greqia e Serbia janë dy vende të tjera me numër më të madh se vendet e rajonit për sa u përket të prekurve e viktimave.

Ndërsa Mali i Zi e Kosova vijojnë të jenë më pak të goditurat.

Ndërkohë Europa është ende kontinenti më i prekur për sa u përket viktimave në mbarë botën lidhur me pandeminë e koronavirusit të ri.

Shifrat

Shqipëria 467 të prekur – 23 viktima

Kosova 283 të prekur – 8 viktima

Maqedonia e Veriut 854 të prekur – 38 viktima

Rumania 6633 të prekur – 318 viktima

Bullgaria 676 të prekur – 31 viktima

Serbia 3630 të prekur – 80 viktima

Greqia 2114 të prekur – 98 viktima

Mali i Zi 273 të prekur – 3 viktima

Kroacia 1650 të prekur – 25 viktima

Sllovenia 1212 të prekur – 55 viktima


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *