Vendosni fjalën kyçe....

Presidentja e KE-së paralajmëron: Mos i rezervoni pushimet verore, duhet të mësohemi të jetojmë me virusin


Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, ka paralajmëruar njerëzit që të mos bëjnë ndonjë plan për pushime verore, pasi ne nuk dimë akoma se sa kohë do të zgjasë pandemia e koronavirusit në vendet europiane.

Shumica e fluturimeve janë aktualisht të bllokuara dhe shumë shtete kanë vendosur kufizime të gjera për udhëtimet jo vetëm  me jashtë por edhe brenda vendit.

Ursula von der Leyen i tha gazetës gjermane “Bild am Sonntag” se ajo do të këshillonte njerëzit “të presin” për plane të tilla.

 “Unë do t’i këshilloja të gjithë të presin përpara se të bënin planet për pushime. Për momentin, askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për korrik dhe gusht. Do të duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus për shumë muaj, me siguri deri në vitin e ardhshëm”- tha der Leyen.

Paralajmërimi i presidentes së KE-së vjen vetëm pak ditë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron,  sugjeroi që BE të mbetej e mbyllur deri në shtator.

Drejtuesit e turizmit në të gjithë Spanjën janë duke iu lutur qeverisë që të fillojë masa urgjente speciale tani, pasi pikat e pushimeve paralajmërojnë se nuk do të mund të rimëkëmben nga ndikimi i krizës së koronavirusit të paktën deri në 2021, ose kurrë në disa raste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *