Vendosni fjalën kyçe....

Rusia prodhon snajperin më të fuqishëm në botë, mund të qëllojë deri në 3.2 kilometra larg


Kjo armë që shihni në foto, pretendohet të jetë snajperi më i fuqishëm në botë dhe është prodhimi më i fundit i rusëve.

Mirror shkruan se snajperi Lobaev SVLK-145, është në gjendje të vrasë deri në një distancë 3.2 km.

Arma kushton 30,000 pound dhe peshon 10 kilogramë.

Yuri Sinichkin, i cili është inxhinieri kryesor i kompanisë që prodhon atë thotë:”Kjo armë u bë pjesë-pjesë, ashtu si Ferrari ose Porsche, për njerëzit që vlerësojnë armët me precizion të lartë, si dhe për snajperët profesionistë”.

Arma e gjuan plumbin prej 408 inç Cheyenne me shpejtësi 900m për sekondë, pothuajse trefish më shpejtë sesa shpejtësia e zërit.

Sinichkin thotë: “Një plumb i tillë mund të shpojë një hekurudhë të trashë 3cm. Imagjinoni se çfarë do të ndodhë me një armik. Asnjë jelek plumbash nuk do ta ndihmojë atë.”

Një anëtar i Seksionit të Inteligjencës për Armët e Policisë Ushtarake Mbretërore tha: “Nëse kjo armë me të vërtetë mund të qëllojë një objektiv në 3.2 km, mund të kthejë lojën.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *