Vendosni fjalën kyçe....

Spanja nis heqjen e kufizimeve lidhur me Covid-19


Stafit që merret me shpërndarjen e ushqimit, komunikimet, kanalizimet dhe sektorë të tjerë jo-thelbësorë tani u lejohet të shkojnë të punojnë në Spanjë, megjithë statusin si zona e dytë në botë më e goditur nga Covid-19 me mbi 17,000 vdekje.

Këta punëtorë do të jenë në gjendje të kthehen në punë këtë të hënë pas një regjimi të izolimit 14-ditor që pa të gjitha industritë – përveç kujdesit shëndetësor dhe ushqimit – të mbyllura në të gjithë Spanjën, raportojnë media lokale.

Në fund të marsit, personeli “jo thelbësor” u dërgua me pushim të paguar pas një vendimi nga kryeministri Pedro Sanchez.

Megjithatë shkollat, baret, restorantet, objektet kulturore dhe të argëtimit do të qëndrojnë të mbyllura deri sa të ketë kaluar pikun Covid-19.

Masat e kontrollit kanë rezultuar në një dëm të madh në industrinë e turizmit në Spanjë dhe gjithashtu kanë çuar në një recesion në sektorë të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *