Kryeministri Edi Rama lajmëroi se ditën e shtunë do nisin rikthimet e emigrantëve dhe fluturimi i parë do jetë nga Italia.
Por kreui qeverisë tha se këtë herë të gjithë ata që duan të kthehen duhet të paguajnë udhëtimin dhe hotelin karantinë në të cilin duhen të qëndrojnë pasi të hyjnë në Shqipëri.
“Ju kërkoj që gjithë atyre ndjesë të sinqertë të madhe sepse e marr me mend dhe më dhemb mundi i tyre i pazakontë në pamundësi për t’u kthyer në atdhe.
Turp, turp atyre që luajnë patriotësh dhe demokratësh, trup të flasësh bijët e shqipes që u janë prerë krahët nga diktatura e Tiranës apo për mungesën e lirisë për t’u kthyer në shtëpi kur ne e kemi marrë këtë masë në raport me një armik të padukshëm që do të na kishte grirë, do të thotë të nxisësh infektimit.
Në kuadrin e lehtësimeve me pikatore, ne kemi gati planin e rihapjes me shumë kujdes të riatdhesimeve. Nesër do të bëjmë publike modalitetet.
Të shtunën e kësaj jave do të nisin fluturimet, fillimisht nga Roma. Kush dëshiron të riadhesohet të pronotojë avionin dhe pagesat në hotelin përkatës në zinxhirin e hoteleve të vëna në dispozicion.
Atë që duket sot rruga më e gjatë, e cila me siguri na nxjerr më shkurt se çdo rrugë tjetër, kjo është rruga që ta fitojmë me nderë dhe me shëndet këtë luftë. Prandaj është kaq e vështirë. Duke parë familjet dhe njëri-tjetrin përditë, nuk e kemi të vështirë të mendojmë se rrugë më të mirë se kjo nuk ka”-tha Rama.