Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet urdhri i ri: Marketet, farmacitë dhe bankat të hapura deri në 17:30, por zgjatet bllokimi në fundjavë


Nga sot do të nisin disa lehtësime lidhur me fashën e orarit të lëvizjes së qytetarëve dhe bizneseve të lejuara për të qëndruar hapur në gjendjen e emergjencës krijuar nga COVID-19.

Sipas urdhrit të ri të kryeministrit Edi Rama, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 për qytetarët, shërbimet ushqimore, farmacitë dhe bankat.

Por kjo nuk do të thotë se qytetarët kanë të gjithë këtë kohë në dispozicion, pasi mënyra e liridaljes do të jetë e njëjtë si më parë.

Autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta.

Ndërkohë është zgjatur bllokimi në fundjavë. Sipas urdhrit të ri, do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe i çdo mjeti në fundjavë, duke filluar nga e premtja, 17 prill në orën 17:30 deri të hënën e 20 prillit në orën 05:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *