Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i lartë i OBSH-së: Koronavirusi do ta përndjekë racën njerëzore për një kohë të gjatë


Dr.David Nabarro, këshilltari special i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se koronavirusi do të përndjekë racën njerëzore për një kohë mjaft të gjatë.

Në emisionin “Meet the Press” të NBC, Nabarro paralajmëroi që shtetet duhet të fillojnë vetëm të heqin dorë nga masat e distancimit shoqëror dhe të bllokimit të lëvizjes, kur ata të kenë aftësinë për të ndjekur dhe izoluar rastet e reja.

“Ne mendojmë se do të jetë një virus që do ta përndjekë racën njerëzore për një kohë mjaft të gjatë, derisa të gjithë mund të kemi një vaksinë që do të na mbrojë, si dhe se do të ketë shpërthime të vogla që do të shfaqen në mënyrë sporadike”, tha ai, citon Washington Times.

Zyrtari i lartë i OBSH-së, tha gjithashtu:”Çelësi për këtë virus të veçantë është që çdo komunitet, si një lloj mbrojtës mbrojtës, të gjejë rastet sa më shpejt që të shfaqen, t’i izolojë ato dhe të ndalojë shpërthimet”.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti John Hopkins, deri sot në të gjithë globin, ka më shumë se 1.8 milion raste të konfirmuara COVID-19 dhe 112,00 viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *