Vendosni fjalën kyçe....

“Armë që bën dallimin” – Ushtria ruse pajiset me tankun modern (Video)


Me një frëngji më të mirë të mbrojtur, motor më të fuqishëm dhe një sistem shikimi që garanton saktësi të lartë gjatë natës, tanku i modernizuar T-90M tani është bërë zyrtarisht pjesë e ushtrisë ruse. Pjesa e parë e porosisë i është dorëzuar Divizionit të blinduar Taman pranë Moskës.

Ardhja në bazën e tyre të re u filmua nga kanali Zvezda i Ministrisë së Mbrojtjes dhe paraqet ushtarakë të veshur me maska ​​mbrojtëse – një shenjë e kohës lidhur me pandeminë Covid-19.

Dallimi kryesor nga modelet e mëparshme është modelimi i ri i frëngjisë së blinduar me shumë shtresa dhe vendosja e municioneve jashtë dhomës së luftimit. Gjithashtu dizajni i ri ka një top 125 mm 2A82-1M.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *