Interi duket se e ka të pamundur që ta mbajë edhe për shumë kohë sulmuesin argjentinas, Martinez, i cili kërkohet me ngulm nga Barcelona e Mançester Siti.
Për këtë arsye zikaltërit kërkojnë të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, drejtuesit e klubit milanez i kanë kërkuar atyre të Barcelonës që nëse duan të marrë sulmuesin e talentuar duhet të japin diçka në këmbim.
Bëhet fjalë për sulmuesin francez, Grizman, i cili nuk ka arritur dot që të shkëlqejë te Barcelona që prej ardhjes nga Atletiko e Madridit.
Sipas të gjitha gjasave shkëmbimi i lojtarëve do arrihet dhe ekipet do marrin lojtarët e kërkuar.