Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë në kanal një person në Lezhë, çfarë thotë policia


Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një kanal në rrugën e Shëngjinit.

Trupi i pajetë është pikasur nga kalimtarë të rastësishëm në një kanal me ujë  në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës, të cilët kanë njoftuar policinë.

Policia thotë se ka dyshime se 54-vjeçari me inicialet N.P, të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ai ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe në trup nuk ka shenja dhune.

“Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës, në një kanal me ujë, është gjetur i pajetë shtetasi N. P., 54 vjeç, banues në lagjjen “Nënë Tereza”, Lezhë.

Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *