Deri më tani në të gjithë botën koronavirusi ka shkaktuar 1,981,912 persona duke shkaktuar 125,075 viktima.
SHBA-ja mbetet vendi më i prekur duke llogaritur 603,488 të infektuar ku vetëm ditën e sotme iu shtuan 16,547 raste. Numri i viktimave në amerikë ka shkuar në 25,194 dhe në 24 orë u shtuan 1,554 të vdekur.
Pas SHBA-së, Spanja regjistron numrin më të lartë të të infektuarve në shifrat e 172,541 persona. Në 24 orë në Spanjë u shtuan 2442 raste të reja ndërsa numri i viktimave shkoi në 18,056. Në 24 orë në këtë vend u shënuan 300 të vdekur.
Në Francë, janë 162,488 të prekur dhe në 24 orë u shtuan 2972 persona. 21067 janë viktima nga koronavirusi në Francë, ku në 24 orë u shënuan 762 jetë të humbura.
Gjermania shënon një numër të lartë rastesh por ka një veçori ndryshe nga vendet e tjera pasi regjistron një numër të ulët viktimash nga koronavirusi. Deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 131,170. Në 24 orë u raportuan 1098 raste të reja. Nga koronavirusi në Gjermani janë shënuar 3272 viktima dhe në 24 orë vdiqën 78 persona.
Në Britaninë e Madhe 93 873 persona janë infektuar nga COVID-19 ku vetëm në 24 orë u raportuan 5252 raste të reja. Numri i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 12,107 ku në orët e fundit u shtuan 778 të vdekur.