Vendosni fjalën kyçe....

Mes 8 rasteve të reja me koronavirus në vend, edhe dy personel mjekësor


8 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit, mes të cilëve janë edhe dy pjesëtarë të personelit shëndetësor.

Siç bëri me dije specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, bëhet fjalë për 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 në Kukës.

“Dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës.
Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste. Siç shihet nga grafiku, prirja e pozitivitetit të mostrave të testuara tregon një qëndrueshmëri të rasteve të konfirmuara, kryesisht gjatë dy javëve të fundit.” – tha Tomini.

Nuk është e qartë se si është infektuar punonjësi i Shëndetësisë në Kukës, ku atje ende nuk ka patur raste të konfirmuara.

Ministria e Shëndetësisë dha detaje dhe për gjendjen e pacientëve të shtruar në spital. Tomini tha se në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre i intubuar.

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *