Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimet në Kodin Penal, Meta: Duhen bërë në respekt të kushtetutës dhe konventave


Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News ka folur ndër të tjera edhe për ndryshimet për Kodin Penal të ndërmarra nga socialistët.

Sipas Metës ndryshimet duhet të merren në respekt të kushtetutës dhe të konventave ndërkombëtare.

“Lidhur me çështjen si institucion do të flasim në kohën e duhur. Ne nuk jemi një vend që kemi vuajtur nga mungesa e tipareve të autokracisë dhe në kohë të qeta.

Sfida për të gjithë është të rrisim sa më shumë ndërgjegjësimin e qytetarit për ta fituar këtë betejë me qytetari. Unë kam nënvizuar rëndësinë e frymës së bashkëpunimit me këtë duhen parë të gjitha ndryshimet dhe masat dhe në respekt me kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar t’i respektojë”– tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *