Vendosni fjalën kyçe....

Përse u zhduk SARS dhe nuk zhduket COVID-19? Eksperti paralajmëron se koronavirusi do rikthehet në shtator


Aleksandër Sallabanda, i cili është ekspert i shëndetit publik, mendon se koronavirusi do të rikthehet përsëri në shtator.

Në një intervistë për televizionin ABC News, Sallabanda tha se është shumë e rëndësishme që situata të shihet me një sy kritik pasi kjo pandemi shkakton një trysni të madhe.

Sallabanda tha se për t’i shpëtuar situatës së pandemisë, duhet krijuar brezi i imunitetit dhe kjo kërkon marrjen e shumë veprimeve.

“Dalja e situatës nga epidemia kërkon shumë veprime dhe një nga këto të mbrohet jeta e njerëzve. Dikush ka menduar që populli jonë nuk i zbaton të gjitha ligjet. Kjo ka të bëjë edhe me kulturën e individit. Është e drejta e shtetit që të mos lejojë mbi 60 vjeçarët të dalin. Pjesa tjetër duhet të mbetet në konsideratë sepse 85 % infektohen pa shenja klinike, 10 % me forma të lehta dhe 2 % me forma të rënda.

Nëse kam 85 % që nuk duan tja dijnë për infeksionin, por që na dhurojnë imunitet, është një pasuri shumë e madhe sepse këtë imunitet ne duhet ta vendosim në përdorim të të gjithë popullatës. Duhet të krijojmë brezin e sigurisë së imunitetit, ose e quajtur ndryshe imuniti i tufës. 

Specialistët nga e gjithë bota thanë, që të dalim nga kjo situatë duhet të krijojmë brezin e imunitetit. 

Duhet ti besojmë shkencës, vaksina që të vijë kërkon një kohë shumë të gjatë, por ka edhe shumë vështirësi për ta aplikuar. Duhet të krijojmë brezin e sigurisë, imun, që ne të kemi antitrupa në trupin tonë duhet të shuajmë në 60% nivelin e epidemisë. Ndërkohë mbi 90% do të na duhet që të shuhet e gjithë kjo pandemi. Që të ndodhë një gjë e tillë duhet të kemi njerëz që të kenë antitrupa që do të thotë të jenë ndeshur me virusin.” – tha mjeku.

I pyetur nëse koronavirusi do të rikthehet përsëri në shtator, ai u përgjigj: “Patjetër që po”.

Gjatë bisedës në studio, ai tha se virusi SARS ndryshe nga koronavirusi pati shpërthime që u tretën vetvetiu.

 “SARS u zhduk sepse ishte pak dhe ishin shpërthime që u tretën vetvetiu. Duhet që 60% e të gjithë rruzullit tokësor të ketë antitrupa dhe duhet të gjejmë një mënyrë që çdo rreth të marrë detyrën. Virusi do të zhduket në mënyrë natyrore, ashtu si është krijuar.

Vërtet kemi marrë masa të forta për të mos qarkulluar në rrugë, por ku i çojmë të infektuarit natën, në shtëpi dhe në këtë mënyrë infektohen të tjerë. Masat janë të diskutueshme, por nuk mund të thuhet që nuk janë të rëndësishme. Gjithashtu qytetarët brenda shtëpisë duhet të qëndrojnë të ndarë.”- tha Sallabanda.

Më tej ai u shpreh se shkenca kërkon kohë dhe durim, ndërsa theksoi se për personat që janë mbipeshë ka rrezik që pa lëvizur të dëmtohet, ai që është me diabet ka nevojë për mjekim. “Duhet treguar kujdes edhe me qëndrimin në shtëpi”, theksoi Sallabanda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *