Vendosni fjalën kyçe....

Policia britanike shkon të ndërpresë festën në rrugë por dorëzohet, të gjithë po i zbatonin rregullat (VIDEO)


Policia britanike mori ankesa për zhvillimin e një feste në një lagje të qytetit të Hull, gjatë fundjavës së Pashkëve, por në fund vendosi ta lejonte atë për shkak se të gjithë po i bindeshin rregullave të distancimit social.

Daily Mail shkruan se mësuesi Chris Marshall, i cili në kohën e lirë punon si D.J, i frymëzuar nga duartrokitjet për personelin mjekësor, vendosi të organizonte një festë për vete dhe komshinjtë e tij ditën e së Premtes së Mirë.


Festa dy orë e gjysmë u duk sikur do të shkurtohej kur policia u paraqit të premten në mbrëmje, pas ankesave që kishte marrë për njerëz që kanë dalë në rrugë.Por duke parë që familjet që të gjithë qëndronin brenda kufijve të shtëpive të tyre, oficerët e lanë festën të vazhdojë.

Chris Marshall, i cili ka jetuar në këtë qytet për 30 vjet, i tha Hull Live: “Njerëzit po sillnin divanet e tyre në lëndinën në oborr, disa hapnin dritare dhe ishin ulur brenda duke parë. Ishte absolutisht mendore. Të gjithë kanë zbatuar distancën shoqërore dhe nuk ka pasur asnjë aheng në rrugë, por atmosfera ishte diçka që nuk kam parë kurrë më parë.”

Kur mbërriti policia, në vend që të prishnin festën ata vetëm pyetën se sa do të zgjaste dhe se si po vepronin të gjithë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *