Kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe një herë Paketën e Zgjeruar të planit për mbështetjen ekonomike të familjeve dhe bizneseve që janë goditur rëndë nga kriza e krijuar nga pandemia e Covid-19.
Rama thotë se derdhjet në llogaritë e të gjithë personave që do të përfitojnë shumën prej 40 mijë lekësh, do të nisin nga data 20 prill dhe brenda muajit të gjithë do ta kenë marrë këtë shumë.
“Paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40.000 lek (400usd) 176.000 mijë familje
- 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve
• 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës
• 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit
Nga data 20 prill shuma 40.000 lek do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë ketyre individëve dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë.”- tha Rama.
Ai shtoi se brenda muajit Maj, një pjesë e punonjësve do rikthehen në punë.
“Me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit”- shkruan kryeministri.